FAQ

Pyetje të shpeshta për kontabilitet, tatime dhe auditim

Gjithçka që bizneset në Kosovë duan ta dinë — në një vend, me përgjigje të verifikuara.

Përgjigje të shkurtra e të sakta për pyetjet që bizneset në Kosovë i bëjnë më shpesh rreth kontabilitetit, tatimeve dhe auditimit. Nuk e gjeni pyetjen tuaj? Na e bëni direkt — përgjigjemi brenda 24 orëve.

Pyetje sipas ligjit

TVSH

20 pyetje me përgjigje

Normat, zbritja, rimbursimi, faturimi, importi dhe ngarkesa e kundërt.

Shiko pyetjet

Pyetje të përgjithshme

A i duhet biznesit tim auditim i pasqyrave financiare?

Sipas Ligjit nr. 06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, shoqëritë e mëdha dhe të mesme i nënshtrohen auditimit të detyrueshëm ligjor, ndërsa të tjerat mund të auditohen vullnetarisht — p.sh. për kërkesa të bankave apo investitorëve. Na kontaktoni dhe e vlerësojmë bashkë, pa pagesë.

Kur duhet të regjistrohem për TVSH në Kosovë?

Regjistrimi për TVSH është i detyrueshëm kur qarkullimi vjetor kalon 30.000 €; nën këtë prag mund të regjistroheni vullnetarisht. Normat e TVSH-së janë 18% standarde dhe 8% e reduktuar.

Cilat janë afatet e deklarimit tatimor në Kosovë?

TVSH-ja deklarohet dhe paguhet deri më 20 të muajit pasues; tatimi në paga (TAP) dhe kontributet pensionale deri më 15; këstet e tatimit në fitim më 15 prill, 15 korrik, 15 tetor dhe 15 janar; deklarata vjetore deri më 31 mars.

Si bëhet deklarimi i TVSH-së në ATK?

Deklarimi bëhet përmes sistemit elektronik EDI të ATK-së, brenda periudhës 1–20 të muajit pasues. Ne i përgatisim dhe i dorëzojmë deklaratat për ju — me kohë dhe pa gabime.

Si llogaritet paga neto nga paga bruto në Kosovë?

Nga paga bruto zbritet kontributi pensional 5%; mbi pjesën e mbetur zbatohet tatimi progresiv 0% deri 250 €, 8% për 250–450 € dhe 10% mbi 450 €. Provoni kalkulatorin tonë të pagave.

Sa është paga minimale në Kosovë në vitin 2026?

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës nr. 10/273, nga 1 korriku 2026 paga minimale është 500 € bruto në muaj — ose 3 € në orë — për punë të rregullt me orar të plotë (nga 1 janari deri më 30 qershor 2026 ishte 425 € bruto). Me pagë bruto 500 €, paga neto del rreth 456,50 €.

Sa kushtojnë shërbimet e kontabilitetit?

Çmimi varet nga vëllimi i dokumentacionit, numri i punëtorëve dhe statusi i TVSH-së. Pas një konsulte të parë falas ju japim ofertë të qartë mujore, pa kosto të fshehura.

Cili është dallimi mes kontabilistit dhe auditorit?

Kontabilisti i mban regjistrimet dhe përgatit pasqyrat financiare gjatë vitit; auditori i pavarur i shqyrton ato dhe jep opinion profesional mbi saktësinë e tyre. Fryti Audit i ofron të dyja, me ekip të licencuar.

A punoni me biznese jashtë Pejës?

Po — u shërbejmë bizneseve në gjithë Kosovën: Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Ferizaj, Istog, Klinë, Deçan e më gjerë, me takime në zyrë ose online. Si punojmë me klientët nga larg e kemi shpjeguar te faqja për Prishtinën dhe te faqja për Pejën.

A mund ta ndërroj kontabilistin në mes të vitit?

Po, dhe nuk keni nevojë të prisni janarin. Detyrimet tatimore i përkasin biznesit, jo kontabilistit, prandaj muajt e deklaruar deri tani mbeten të vlefshëm ashtu siç janë dorëzuar. Ne marrim përsipër muajt në vijim dhe fillojmë me një kontroll të gjendjes: çfarë është deklaruar, çfarë ka mbetur pa u deklaruar, dhe a ka gjoba apo interesa të hapura. Nëse gjejmë diçka të parregullt në periudhat e mëparshme, ju themi hapur çfarë mund të korrigjohet dhe sa kushton, para se të nisim.

Çfarë duhet të marr nga kontabilisti i mëparshëm?

Kërkoni librat e shitjes dhe të blerjes, deklaratat e dorëzuara për vitin aktual, bilancin e fundit ose gjendjen e llogarive, listëpagesat dhe qasjen në llogarinë tuaj në sistemin EDI. Të dhënat janë të biznesit tuaj, jo të kontabilistit. Nëse nuk i merrni dot të gjitha, puna prapë vazhdon — pjesën e munguar e rindërtojmë nga faturat, ekstraktet bankare dhe të dhënat që gjenden në EDI.

A rrezikoj gjobë gjatë kalimit te një kontabilist tjetër?

Rreziku i vetëm real është të mbetet ndonjë deklarim pa u dorëzuar sepse secila palë mendon se e bën tjetra. Për këtë arsye, gjëja e parë që caktojmë është data e ndarjes: cili muaj mbyllet nga kontabilisti i mëparshëm dhe cili nis me ne. Pas kësaj afatet i ndjekim ne — TVSH-ja deri më 20 dhe pagat me kontributet deri më 15 të muajit pasues.

Pyetja juaj meriton përgjigje profesionale.

Konsulta e parë është falas — me telefon, email a WhatsApp.